Sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë, Mustaf Abazi premton ndryshim të madh
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
1
4 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Mustaf Abazi ka bërë një zotim para qytetarëve llapjanë se do të sjellë investitorë të huaj në Kosovë.

“Zotohem se do të sjellë investitorë të huaj në Kosovë të cilët qeveria e tanishme i pengojë me procedura burokratike”, ka thënë Abazi në një nga tubimet elektorale.

Abazi është kandidati nga mërgata që po synon të marr një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani kandidatura e tij është duke u mirëpritur nga bashkëvendësit e tij.

“Pritje madhështore nga banorët e fshatrave Sfeçël e Obrançë. Fryma e fitores së LDK-së, u dëshmua edhe sonte, gjatë bashkëbisedimit me përkrahësit tanë, të cilëve u premtova përkushtimin tim për sjelljen e diasporës për investime në Kosovë”, shkruan Abazi në Facebook.

Përkrahje për Mustaf Abazin ka dhënë edhe Naim Dedushaj, kryetar i rrjetit të bizneseve të shqiptarëve në SHBA. Ai ka thënë se është vlerë e shtuar që një profesionist, biznesmeni i njohur si Abazi të bëhet pjesë e kësaj legjislature. Mustaf Abazi është kandidat i LDK-së nga mërgata me numër 76.

'Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025"

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025