Situata me mbeturinat, Musliu: Ndihmë nga Ferizaj dhe operatorët për mirëmbajtjen e rrugëve
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka reaguar për situatën e krijuar me mbeturinat në kryeqytet me rastin e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi” duke thënë se janë duke u munduar të gjejnë një zgjedhje sa më të shpejtë të mundshme.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, deklaroi para gazetarëve se kanë marrë mbështetje nga Komuna e Ferizajt me makineri si dhe janë duke komunikuar me operatorët ekonomikë që janë të kontraktuar për mirëmbajtje rrugore, për të larguar mbeturinat nga qyteti.

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” janë në grevë dhe kërkojnë rritje të menjëhershme të pagave. Mirëpo bordi i kësaj kompanie ka premtuar se rritja e pagave do të ndodhë nga muaji maj.

Musliu tha se ka takuar punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, porse nuk ka hasur në bashkëpunimin e tyre.

Ai ka fajësuar edhe Qeverinë e Kosovës që ka rritur çmimin e deponisë për “Pastrimin” duke ia pamundësuar kësaj të fundit të rrisë menjëherë pagat për punëtorët për shkak të obligimeve ndaj deponisë ku dërgohen mbeturinat.

Musliu tha se deri më tani kanë marrë mbështetjen nga Ferizaj për grumbullimin e mbeturinave.

Mes tjerash, Musliu tha se bllokadat e tilla nuk janë formë për të gjetur zgjidhje me kërkesat që kanë.

Ai ka shtuat se për 15 vite ndërmarrja ka pas menaxhim të tillë, dhe duhet kohë në përmirësim të saj.

Musliu tha se do të bëjnë të pamundurën që deri nesër të ketë një vendim për të vazhduar punën kjo ndërmarrje.

Punëtorët e "Pastrimit" prej të hënës kanë mbajtur grevë për ngritje të pagave dhe për shkak të kësaj ata nuk kanë dalë të mbledhin mbeturinat. Nga kompani "Pastrimi" për KosovaPress kanë konfirmuar se greva është duke vazhduar edhe sot.

Si pasojë e kësaj greve, pranë kontejnerëve në Prishtinë vërehet sasi e madhe e mbeturinave. Gjatë së martës, reagoi edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë që akuzoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për ditët më të rënda të Prishtinës me mbeturina.

https://kosovapress.com/punetoret-e-pastrimit-mbajten-greve-kjo-eshte-gjendja-e-mbeturinave-ne-kryeqytet/
https://kosovapress.com/vv-prishtina-kurre-sishte-me-keq-nga-mbeturinat-rama-po-punojme-per-zgjidhje-te-shpejte/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024