Në 26 vjetorin e shtabit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përuruar ndërtesa e këtij shtabi në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes.
Me këtë rast, Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se ky shtab është vula e guximit për zonën e kësaj komune dhe Nerodimës, e cila tregon kurajon dhe guximin e ushtarëve të UÇK-së.
Ndërsa, kryetari i partisë Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj, komandanti i kësaj zone me nofkën “Çeliku”, është shprehur se e kaluara duhet të nderohet sa më shumë që të rikthehen gjurmët që të forcohet e ardhmja e Kosovës.
Duke i kujtuar themeluesit e UÇK-së që gjenden në Hagë, Limaj tha se ata po e paguajnë çmimin e lirisë.
Syla ka shtuar se si Ministri e Mbrojtjes janë duke punuar që ta ngritin infrastrukturën dhe FSK-ja të pajiset sa më shumë me pajisje ushtarake.
Ndërkaq, nga pamundësia për të qenë prezent, Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dërguar një telegram përshëndetjeje, në të cilin ka theksuar se “që nga viti kaluar dhe gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij viti, Qeveria dhe unë si Kryeministër jemi munduar maksimalisht t’i kujtojmë në këtë 25 vjetor viktimat e luftës dhe të shënojmë një për një betejat, luftëtarët dhe dëshmorët e UÇK-së”. /A.Shala/