Silvinjo ka një premtim për shqiptarët
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Barazimi 2-2 me Kroacinë i ka dhënë motiv shtesë trajneri të Shqipërisë Silvinjo. Përballja me kroatët në Hamburg ishte tejet pozitive, madje Shqipëria ka mundur edhe ta fitojë ndeshjen.

Pas përfundimit të ndeshjes, Silvinjo deklaroi para mediave se lojtarët e tij e kanë merituar fitoren ndaj Kroacisë, derisa ka dhënë një premtim për të gjithë shqiptarët.

“Kam biseduar me FSHF-në, duam të kënaqemi në evenimente të tilla. Dua t’i premtojë popullit shqiptar se do të luftojmë në çdo moment të lojës, për çdo top dhe çdo pikë. Sot meritonim fitoren, jam krenar me lojtarët dhe me popullin shqiptarë që ka festuar sot”, ka thënë Silvinjo.

Ndeshjen e radhës në grup Shqipëria e zhvillon kundër Spanjës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024