Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore, ka njoftuar sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nesër gjatë vizitës në Itali do të takohet me presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata, si dhe do të merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të shefit të diplomacisë italiane Antonio Tajani.
Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve.