Sigal Prishtina kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
9-Sigal Prishtina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sigal Prishtina ka siguruar biletën e tretë drejt gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

KB Prishtina e eliminoi sot KB Bashkimin, duke e mposhtur me rezultat bindës 82:67 (22:20, 23:17, 22:12, 15:18), raporton KosovaPress.

Prishtinasit e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi prej tetë pikësh, respektivisht 45:37 në pjesën e parë.

Bardhekaltrit vazhduan paraqitjen e mirë edhe në çerekun e tretë, në të cilin krijuan avantazh prej 10 pikësh, duke kryesuar 22:12.

Bashkimi arriti të këndellet në çerekun e katërt të ndeshjes, ku arriti ta kishte epërsinë për vete (18:15), por që nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen.

Te prishtinasit u dalluan Lejson Zeqiri me 18 pikë, si dhe Derrick Wilson dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë, kurse Curtis Jones me 24 pikë.

Me fitoren e sotme, Sigal Prishtina vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku atje do të përballet me fituesin e çerekfinales së fundit mes Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Rezultati final i ndeshjes, 82:67 në favor të Sigal Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024