Vendosja e pemës është një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për fëmijët. Për dekorimin e pemës, ka mënyra të ndryshme, ashtu siç edhe madhësitë dhe format e pemëve ndryshojnë. I rëndësishëm është dekorimi i të gjithë shtëpisë suaj.
Nëse jeton në një shtëpi apo apartament të vogël, për vendosjen e pemës e ke të nevojshme të heqësh disa mobilie rreth e rrotull apo ta spostosh pemën në një ambient tjetër nëse nuk është e mundur të gjesh një hapësirë në sallon. Ki parasysh që kudo ta vendosësh, ambienti duhet të ketë hapësirën e duhur të qarkullimit.
Një pemë e ndezur me drita shumëngjyrëshe krijon menjëherë atmosferë tjetër në shtëpi dhe gjithçka rreth e rrotull e bën më të bukur. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por mund të blesh edhe të tjera me ngjyra të ndryshme, blu, të kuqe, të kaltra etj. Fillo zbukurimin e pemës duke e vendosur vargun e dritave nga poshtë, në mënyrë që të ketë afër edhe ndonjë prizë elektrike. Më pas, vendosi dritat në formë spirale.
Zbukurimet
Dekori në fund të pemës
Poshtë pemës mund të vendosësh një tapet të bardhë, në mënyrë që të duket si një sipërfaqe toke e mbuluar nga bora. Vendos dhuratat rreth e qark pemës në mënyrë të çrregullt. Mos harro kafshët. Animacioni është shumë i preferuar këtë vit.
Çorapet janë një element tjetër mjaft i rëndësishëm. Mund të jenë edhe çorape të punuara me dorë. Përdor fjongo të kuqe dhe të gjelbra, pasi janë ngjyrat që simbolizojnë festën. Është mirë që çdo anëtar i familjes të ketë çorapen e vet. Vendosi bashkë pranë oxhakut!
Dekoro derën me një kurorë Krishtlindjesh
Drita në natyrë
Nëse ke pemë të vogla ose shkurre në oborr, mund të vendosësh disa drita në formë rrjete, duke i hedhur ato mbi shkurre. Konsideroje si një ide të zgjuar blerjen e dritave në formë copash akulli që rrinë të varura mbi derë.
Nëse në stilin tuaj është delikate dhe qetësia, vendosja e një qiriu elektrik në çdo dritare të shtëpisë, do të ishte një ide e bukur pa shumë shpenzime.
Bëj flokë dëbore prej letre