Në Kroaci gjithnjë e më shumë po vuajnë nga atipike, të ashtuquajturën pneumonia “në këmbë” që shfaqet çdo pesë vjet. Me ditët e para të dimrit priten viroza, grip si dhe Covid, i cili “është bërë në shtëpi”. Megjithatë, nuk kemi llogaritur as shfaqjen e kollës së mirë.
Si të njohim pneumoninë dhe nëse mund të zvogëlojmë rrezikun për t'u sëmurur, për televizionin kroat HRT shpjegon pulmonologu Sasa Sriça.
Ai shtoi se pneumoni të tilla zakonisht kanë një ecuri më të lehtë - ato zakonisht fillojnë me një kollë të thatë që zhvillohet në një kollë produktive, dhimbje të fytit dhe temperaturë. Kur vërtetohet agjenti shkaktar, është i nevojshëm trajtimi me antibiotikë, më së shpeshti me azitromicinë.
Njerëzit me këto grupe gjaku e kanë më të vështirë të humbin peshë - KosovaPress
“Çdo infeksion që fillon me temperaturë të ngritur, dobësi dhe kollë nuk do të thotë menjëherë pneumoni. Ju duhet të qëndroni në shtëpi për një, dy ose tri ditë. Nëse temperatura rritet, pavarësisht antipiretikëve - duhet të konsultoheni me mjekun e mjekësisë familjare dhe të mos bëni zhurmë të panevojshme në urgjencë. Para terapisë me antibiotikë, duhet të bëhen gjetje laboratorike, sepse në fund të fundit, rreth 75 për qind e inflamacionit është viral”, theksoi Sriça.
A duhet të vendoset maska?
Ai thotë se të gjitha infeksionet respiratore përhapen me pika, aerosol dhe kontakt të ngushtë. Ndërsa qëndrojmë në ambiente të mbyllura, do të ketë gjithnjë e më shumë infeksione të tilla, shtoi ai.
“Aktualisht, kemi mbi 10 për qind të rezistencës ndaj azitromicinës dhe shumë antibiotikëve të tjerë”, tha Sriça dhe përsëriti se rreth 75 për qind e infeksioneve të frymëmarrjes janë virale dhe trajtohen me terapi simptomatike duke ulur temperaturën e trupit dhe duke pirë lëngje.