Shpërngulja për të jetuar në një vend tjetër nënkupton lënien pas edhe të miqve apo dhe familjarëve. Të mësosh se si të bësh miq në një qytet të ri mund të shkojë shumë drejt plotësimit jo vetëm të kalendarit shoqëror, por edhe drejt lumturisë së përgjithshme.
Qeniet njerëzore janë krijuar për t'u lidhur dhe ndjerë pjesë e një grupi mirëpo një pjesë prej nesh i frikësohet refuzimit sepse shkakton një frikë primare për të qenë të dëbuar. "Mund të ndihet e frikshme të vendosësh veten atje dhe të përpiqesh të bësh lidhje sepse e dimë se është një rrezik dhe kemi frikë nga refuzimi", thotë Erica Turner, LPC, terapiste e marrëdhënieve dhe themeluese e Your Relationship Reset .
Vendoseni si qëllim
“Njihni rëndësinë e lidhjeve të forta sociale dhe bëni prioritet kërkimin e lidhjeve të reja”, rekomandon Carl Marci, MD, mjek, neuroshkencëtar dhe autor i Rewired.
Shkoni ku ka njerëz social
Zgjidhni të bëni diçka që ju intereson pasi kjo do të rrisë shanset për të takuar dikë me interesa të ngjashme. Kjo mund të nënkuptojë marrësh pjesë në një grup ushtrimesh ose të bëhesh vullnetar në një organizatë jofitimprurëse lokale.
Sapo të lidheni me dikë, jini kurioz për të dhe dëgjoni historitë e tij. Të gjithëve u pëlqen të flasin për veten e tyre, kështu që vendoseni në vazhdimësi dhe përpiquni të ruani lidhjen. Ju mund ta bëni këtë duke dërguar një "faleminderit" të thjeshtë ose "ishte kënaqësi të kaloja kohë me ty, le ta bëjmë përsëri", sugjerojnë ekspertët.
Shmangni shpërqendrimet
Lidhjet e forta sociale kërkojnë kohë dhe përpjekje për t'u krijuar dhe kultivuar, prandaj është e rëndësishme të jeni të durueshëm. Me kalimin e kohës, nëse është një miqësi e vërtetë, të dy do të jeni më pak hezitues për të ndarë më shumë për jetën tuaj.
/rtsh.al/