Hulumtimet e publikuara tregojnë se një vezë në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Vezët janë burim i kolesterolit, por përmbajnë edhe substanca shumë ushqyese. Ekzistojnë prova kontradiktore nëse konsumimi i vezëve është i dëmshëm apo i shëndetshëm për zemrën.
Për të kuptuar më mirë proceset që ndikojnë në shëndetin, autorët e studimit të ri hetuan se si konsumimi i vezëve ndikon në shënuesit e sëmundjeve kardiovaskulare në gjak.
Profesori nga Universiteti i Pekinit Lang Pan dhe ekipi i tij zgjodhën 4.778 pjesëmarrës në studim, nga të cilët 3.401 kishin një lloj sëmundje kardiovaskulare dhe 1.377 njerëz jo. Ata matën metabolitët në plazmë nga gjaku i pacientëve. Më shumë se 20 lloje të metabolitëve janë lidhur me nivelin e konsumit të vezëve.
Te njerëzit që hanin më pak vezë, nivelet e metabolitëve të mirë ishin më të ulëta, dhe nivelet e metabolitëve të dëmshëm ishin më të lartë, krahasuar me njerëzit që hanin rregullisht vezë, shkruan Science Daily.
“Rezultatet tona tregojnë se konsumimi i moderuar i vezëve mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës”, tha Canqing Yu, gjithashtu një profesor në Universitetin e Pekinit.