14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin.
Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.
Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.
Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!
Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?
Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.
Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin. Në Kosovë Shën Valentini ka filluar që të festohet pas vitit 1999.