Testimi i mësimdhënësve është temë që po diskutohet herë pas herë por tash e një kohë të gjatë. Ideja ka ardhur nga Ministria e Arsimit, por është kundërshtuar nga Sindikata e Arsimit.
Lidhur me këtë KosovaPress, ka bërë anketën se “A duhet të testohen mësimdhënësit?”, në të cilën kanë votuar 282 persona, e prej tyre shumica, ose 211 persona ose 73.78 përqind, kanë votuar pro testimit, kurse, 73 persona ose 25.52 përqind kanë kundërshtuar testimin e mësimdhënësve.
E komentet rreth kësaj çështje kanë qenë më të ndryshme. Agron Ademi ka shkruar se në fillim duhet të testohet Ministrja e Arsimit, pastaj profesorët e Universitetit e në fund mësimdhënësit.
Kurse, Renda Cakaj Morina ka shkruar se nuk duhet të testohen pasi mbesim pa mësimdhënës.
“Mos i nënçmona mësimdhënësit por edukoni fëmijët që t’i përmbahen rregullave të shkollës, të shkojnë në mësim me libra e fletore dh jo si vagabonta me duar në gjepa”, ka thënë ai.
Orhan Laloshi ka shkruar se patjetër që duhet të testohen, por vetëm ata ose ato mësuese që janë edhe 5 vite para pensionit të mos dalin në test.