Shukri Buja përkujton 30-vjetorin e daljes së tij nga burgu i Nishit
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Sot janë mbushur 30 vjet nga dalja e Shukri Bujës nga burgu famëkeq i pushtuesit serb.
Ai me këtë rast ka postuar një video në Facebook, ku shihen pamjet e asokohe kur kishte dalë nga burgu i Nishit më 8 mars 1994.
“Me të gjitha rreziqet e arrestimit nga forcat serbe më priten shumë bashkëfshatarë dhe qytetarë nga vise tjera të Kosovës, ndaj të cilëve u jam tërë jetën mirënjohës! 30 vjet më parë mbajta një fjalim, ku tregova për rrugën që do të ndiqja, rrugën e lirisë”, ka shkruar Buja, ish-i burgosur politik.
Videoja u realizua nga mësuesi dhe bashkëluftëtari Shaip Mujota, i cili pas daljes nga fshati Bujan u arrestua dhe u maltretua nga policia serbe por e ruajti këtë incizim.
“Me një respekt të veçantë uroj familjen e mësuesit Shaip Mujota dhe të gjithë mësimdhënësit e tjerë ditën e mësuesit 7 marsin! Sot më 8 mars uroj të gjitha nënat, motrat dhe gratë shqiptare të cilat vuajtën, sakrifikuan, dhe qëndruan stoike ndaj pushtuesit serb”, përfundon Buja.
Buja gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte komandant i Zonës Operative të Neredimes, ndërsa pas luftës ishte kryetar i Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.