Shuhet zjarri në objektin e Elkos-it, ende nuk dihet shkaktari
Lexohet për: 2 min.
ELKOS
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zjarri që kaploi objektin e kompanisë “Elkos”, tanimë është shuar. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me shkaktarin, ndërkohë të helmuarit nga tymi nuk janë në gjendje të rënd dhe janë liruar për në shtëpi.

KosovaPress ka arritur të marrë pamje edhe në disa pjesë të brendshme të objektit, i cili është përfshirë nga flaka paraditen e sotme. Dëmet materiale siç edhe duken në pamje janë të mëdha, derisa asgjë nuk duket se shpëtojë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i ka thënë KosovaPress-it se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe tanimë është shuar zjarri. Sipas tij, aktualisht krimet e rënda dhe prokuroria janë duke hetuar rastin dhe po presin raportin e ekspertit të zjarrit, i cili konstaton shkakun.

“Jo ende jo, pasi eksperti i zjarreve e jep shkaktarin se çka e ka shkaktuar, tash duhet raporti i ekspertit të zjarreve...po është shuar zjarri tash janë duke punuar njësitë kompetente”, tha ai.

Ndërkohë, në Spitalin e Pejës, bën të ditur se tetë persona nuk kanë marrë lëndime të rënda por vetëm janë helmuar nga tymi dhe tanimë janë liruar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025