Shtylla elektrike që rrezikon nxënësit në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
shtylla elektrike
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një shtyllë elektrike po rrezikon jetën e kalimtarëve në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Aty çdo ditë kalojnë edhe nxënësit e shkollën fillore “Hilmi Rakovica”.

Shtylla gjendet në Rruga “Eset Maloku”. Derisa banorët thonë se kanë bërë kërkesë për ta rregulluar.

Qytetari Ramadan Avdullahu ka dërguar një video ku shihet rreziku që mund të vije nga kjo shtyllë elektrike.

“Kjo shtyllë elektrike pritet dita ditës që të rrëzohet, dhe dash Zoti të mos e pësoj dikush, sepse në këtë rrugë kalojnë dhjetëra nxënës për në shkollën fillore “Hilmi Rakovica”, e cila shtyllë gjendet 200 metra larg shkollës. E postova për shkak se kemi bërë ankesa dhe kërkesa me intervenu sa nuk është bërë ndonjë fatkeqësi. Atëherë do jetë vonë dhe e pafalshme”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025