Shtyhet sërish vendimi i Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve, aktgjykimi shpallet në shtator
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shtyhet sërish vendimi i Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve, aktgjykimi shpallet në shtator
Trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00.
Në vendim thuhet se trupi gjykues e shtyu datën për shkak të vëllimit të madh të provave.
“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht, data finale brenda së cilës pritej vendimi ishte 20 korriku.
Katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit dhe janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.