Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra e gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Ferizajit ka njoftuar se është shtyer seanca e rigjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për në ora 13:00.

Arsyeja e dhënë për ndërrimin e orës ishte se njësiti i transportit ka mbingarkesë, dhe nuk mund të sjellë në kohë të pandehurit.

Gykata Themelore e Ferizajit me 4 gusht të 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën per vrasjen e Marigona Osmanit, kurse i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmën e kryerjes së veprës “vrasjës së rëndë”. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesen e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.

Sipas aktakuzës, Krivaqa me 21 gusht 2021, me ndihmën e Sejdiut, ka abuzuar dhe malltretuar në forma të ndryshme Marigona Osmanin, duke e detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. /A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024