Monedhat false vijojnë të qarkullojnë në Kosovë ndërsa trendi rritës konfirmohet edhe nga autoritetet shtetërore. Monedha metalike prej 2 euro mbetet më e falsifikuara ndërsa nga kartëmonedhat është prerja prej 50 euro. Ndërmarrja publike që ka të bëjë me para të imëta si “Prishtina Parking” ka marr masa drastike për të shmangur humbjet financiare, ndërsa në hall janë edhe te “Trafiku Urban”.
Eksperti i dokumenteve dhe dorëshkrimeve pranë Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Feriz Selimaj, deklaron për KosovaPress se për monedhat metalike prej 2 euro, duke krahasuar periudhën janar-qershor 2022 me 2023, këtë vit ka dyfishim të numrit të kësaj monedhe të falsifikuar.
Ndërsa, në lidhje me monedhat metalike, për periudhën janar-qershor 2022, Selimaj thotë se monedha 2 euro e falsifikuar ka qenë 4451 copë ndërsa këtë vit numri i monedhave metalike të falsifikuara është dyfishuar.
“Monedhat metalike, kemi 61 raste me gjithsej 14 mijë e 204 ”, tha Selimaj.
Ky vendim ishte kritikuar nga qytetarët por që për kryeshefin, Sokol Havolli, i shpëton kësaj ndërmarrjeje deri në 50 mijë euro në vit. Ai kërkon nga institucionet që kjo çështje të trajtohet me seriozitet.
“Natyrisht ky ka qenë një problem substancial i ndërmarrjes edhe për punonjësit tonë sepse është vlerësuar që kostoja për mbi 50,000 mijë euro humbje për ndërmarrjen nëse vazhdojmë pranimin e asaj valute”, deklaroi Havolli.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Burim Maraj, kërkon nga institucionet që të gjendet një zgjidhje pasi është duke ndikuar në financa. Ai thotë se punonjësit e kanë të vështirë të detektojnë monedhën 2 euro të falsifikuar.
Havolli, që dikur ka shërbyer si ish-guvernator i Bankës Qendrore (BQK), propozon masa radikale në lidhje me monedhën 2 euro, duke kërkuar që të hiqet tërësisht nga tregu për një periudhë të caktuar kohore.
Ndërsa, eksperti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Selimaj, këshillon qytetarët që të paguajnë me shumë me kartela bankare dhe sa më pak me “cash”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.