Gjergj Hasanaj nga Gjakova i cili në qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda”, ka babain e bashkëshortes thotë se gjendja e familjarit të tyre është e mirë, dhe se familjarët për momentin nuk po mendojnë ta largojnë nga kjo qendër babain e tyre.
Hasanaj i cili kishte ardhur për ta vizituar familjarin e tij tha se ai nuk e dinte fare se çka ka ndodhur në këtë qendër.
Gjergj Hasanaj u shpreh se personeli shëndetësor gjatë kohës sa është familjari i tyre në këtë qendër ka qenë në nivel.
Ai thotë se më shumë nga ajo që ka ndodhur i ka shqetësuar e qeshura e infermereve.
Ai po ashtu thekson se familjarët nuk kanë menduar ta largojnë për momentin nga kjo shtëpi për përkujdesje ndaj të moshuarve nuk do ta largojnë familjarin e tyre.
“Dje kanë menduar familjarët djemtë dhe vajza kanë menduar me tërhjek por për momentin pa u zgjidh se çfarë problemi është nuk vjen në shprehje për momentin se çfarë hapi do të merret nesër pasnesër nuk mund ta them”, tha ai./B. Ibishi