Shtiu me armë zjarri, ndalohet për 48 orë një 50-vjeçar në Suharekë
Lexohet për: 1 min.
454740614_801770385496555_2427846265158359991_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 10 gusht 2024, Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në Sopije të Suharekës ka të shtëna me armë zjarri.

Policia ka lokalizuar vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (50).

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19 milimetra, një karikator dhe pesë gëzhoja.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024