Shtie me armë në aheng, arrestohet një person në Shtime
Lexohet për: 1 min.
tr3t3
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka arrestuar personin me inicialet D. F. (36) nën dyshimet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën "2 korriku" në Shtime.

Policët te personi i arrestuar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur me këtë rast.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje 48 orë.

Rasti është cilësuar përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës.

Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët që çdo rast të kundërvajtjes ta raportojnë menjëherë në stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024