Shtëpia e Bardhë do të kthehet në arenë luftarake
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shtëpia e Bardhë do të kthehet në arenë luftarake
ufc-whitehouse-rendering-1600
11/03/2026 - 18:35
Linku u kopjua

Për herë të parë në historinë e sportit, Shtëpia e Bardhë do të shndërrohet në një arenë luftimi.

CEO i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se eventi "Freedom Fights 250" do të mbahet më 14 qershor në anën jugore (South Lawn) të rezidencës presidenciale në Washington, D.C.

Sipas ESPN, ky aktivitet shënon një pikë kyqe në integrimin e sporteve luftarake në sferat më të larta të simbolikës kombëtare amerikane, duke e zhvendosur oktagonin nga dritat e Las Vegasit drejt një sfondi me rëndësi globale politike dhe ceremoniale.

Përballja kryesore për titullin e padiskutuar të peshave të lehta midis Ilia Topuria dhe Justin Gaethje do të zhvillohet nën hijen e Shtëpisë së Bardhë, një skenë që Dana White e ka cilësuar si kulmin e karrierës së tij si promotor.

Ky spektakël synon të bashkojë sportin me pompozitetin shtetëror, ku edhe pse mungojnë emra si McGregor apo Jones, rëndësia e lokacionit e bën këtë një nga ngjarjet më të përfolura.

Jeff Wagenheim i ESPN deklaron se "Shtëpia e Bardhë është një mjedis për madhështi", duke theksuar se ky event ka të bëjë më shumë me simbolikën e "bashkimit të botës përmes sportit" sesa thjesht me një mbrëmje luftimesh.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026