Shtëpia e Botuese “Luarasi” i ka reaguar zvëvëndësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendit ku ky i fundit ka thënë se këtë vit kanë pranuar oferta të paarsyeshme për libra.
“Luarasi” ka shkruar në Facebook se ministria e Arsimit po i dezinformon oponionin, ku sipas tyre me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres Arbërie Nagavci dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.
Të martën zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar ndaj çështjes së blerjes së librave për vitin e ri shkollor.
“Librat asnjëherë nuk kanë qenë falas, ato janë blerë me taksat tona, madje janë blerë shtrenjtë dhe gjithçka ka ndodhur në mjegull. Këtë vit kemi pranuar oferta të paarsyeshme: Libri "Shoqëria dhe mjedisi 3" është ofertuar 27,00 euro, Libri "Fizika 9" është ofertuar 18,00 euro, Libri "Matematika 4" është ofertuar 17,50 euro, Libri "Matematika 3" është ofertuar 12,00 euro, Libri "Gjuha boshnjake" është ofertuar 30,00 euro”, ka shkruar Kelmendi.
2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.
4. Pastaj, secili çmim e ka propozuesin dhe shpjegimin pse është i tillë. MASHTI duke shpërndarë çmimet pa emër të ofertuesit dhe pa shpjegim të atij çmimi, në të vërtetë shpërndanë me qëllim perfid një gjysmë informatë për qëllim të vetin të çastit. Përveç se është duke e gënjyer vitin e ofertimit.
5. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar.