Shtegu Lëpushë-Theth, mrekulli mes maleve shqiptare
Lexohet për: 1 min.
theth1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shtegu Lëpushë-Theth, i cilësuar si magjia e alpeve shqiptare është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga kalimi i turistëve në këtë shteg, që janë të pasionuar pas alpinizimit.

Ajo shprehet se ecja në shtigjet e shënjuara brenda zonave të mbrojtura është bërë prej sporteve më të dashura të natyrës dhe po aq promovuese të këtyre territoreve. Turizmi Malor është një alternativë e shkëlqyer për të pasionuarit pas alpinizimit.

Thethi, Valbona e deri tek “Bjeshkët e Nemuna” në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj në të gjitha stinët e vitit./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024