Shtatë xhudistë përfaqësojnë Kosovën në Evropianin për Junior
Lexohet për: 1 min.
15-7xhudiste
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shtatë xhudistë nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë në Kupën Evropiane për Junior (grupmosha U21).

Ky Evropian i Juniorëve do të mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë dhe zhvillohet më 1 dhe 2 korrik, raporton KosovaPress.

Pjesë e këtij Evropiane janë tri kontinente me 31 shtete me 365 garues, përfshirë këtu 235 meshkuj dhe 130 femra.

Pjesë e ekipit kosovar janë Muhamedin Veseli (-60 kilogramë), Muharrem Hyseni (-66 kg), Dion Sharapolli (-66 kg), Dardan Cena (-73 kg), Loris Sharapolli (-73 kg), Anes Veseli (-90 kg) dhe Dëbora Gjakova (-63 kg).

Bashkë me garuesit e tanë janë edhe trajnerët Fatos Tabaku e Mustafë Veseli.

Ndeshjet fillojnë nesër me fillim nga ora 09:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024