Shtatë ushtarë të vrarë në Irak
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shtatë ushtarë të vrarë në Irak
Iraku
25/03/2026 - 13:56
Linku u kopjua

Një sulm ajror në një klinikë ushtarake në zonën Habbaniyeh të provincës Anbar ka vrarë shtatë ushtarë dhe ka plagosur 13 të tjerë të mërkurën, rreth orës 9:00.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut, derisa dha njoftimin, dënoi sulmin, duke e quajtur shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Ky akt kriminal përfaqëson një përshkallëzim të rëndë që kërkon veprime të vendosura dhe llogaridhënie nga palët përgjegjëse. Synimi i objekteve mjekësore është një krim i neveritshëm, pasi ato janë institucione të dedikuara shpëtimit të jetëve dhe ofrimit të kujdesit për luftëtarët”, tha ministria, transmeton KosovaPress.

Iraku theksoi të drejtën e tij për të marrë masat e nevojshme ndaj këtij sulmi duke thënë se “Ministria e Mbrojtjes rezervon të drejtën e plotë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur kësaj agresioni, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi”.

Ministria nuk dha detaje të tjera për sulmin e së mërkurës, duke thënë se ekipet e shpëtimit janë ende në vendngjarje.

SHBA dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar deri tani më shumë se 1,340 viktima, përfshirë atëherë Liderin Suprem Ali Khamenei.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026