Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar sot projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Eksperti ligjor, Hilmi Jashari ka thënë se ky ligj ka për qëllim të sjellë pajtueshmërinë, ligji për mbrotjen nga dhuna në familje, me obligime që rrjedhin nga konventa.
Ndërsa, deputetja e VV-së, Arjeta Fejza ka propozuar që paratë e imta t'i ketë Policia e Kosovës, në mënyrë që kur të raportohet rasti i gruas dhe potencialisht të ketë fëmijë me vete, asaj t'i sigurohet qumështi për fëmijë.
Për këtë, është pajtuar edhe kryetarja e Komisionit, Duda Balje, e cila ka thënë se nuk është e logjikshme që Policia të paguajë për viktimat.
"Që ndodh pushimi, ndërrohet qeveria, nuk mund të realizohet për tre muaj", ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, Balje këtë ligj e ka vlerësuar si kompetent dhe të nevojshëm.
Projektligji në fjalë ka marrë përkrhaje të shkojë në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, në komision ka hyrë për të raportuar një grua e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërkohë komisioni po vazhdon me dyer të mbyllura./KosovaPress