Shqiptari nxirret nga psikiatria dhe dëbohet në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
g3w3
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturim deportimi nga Zyra e Brendshme.

Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një mbikëqyrës për burgjet dhe qendrat e largimit të imigracionit, ka ngritur shqetësime për incidentin verën e kaluar në raportin e tij vjetor të botuar të enjten sipas The Guardian.

Sipas raportit, dokumentet e largimit iu dorëzuan burrit në spital nga një mjek atje dhe jo nga një zyrtar i Home Office.

Burri nënshkroi dokumentet e lirimit, por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt se ai e dinte se çfarë po firmoste – të gjitha dokumentet ishin në anglisht dhe ata ishin të paqartë për nivelin e tij të të kuptuarit.

Kur u hoq nga njësia psikiatrike, ai u detyrua të priste në një furgon të Home Office para se të hipte në një avion për në Shqipëri.

Kur monitoruesit pyetën Zyrën e Brendshme për incidentin, zyrtarët thanë se ishte në përputhje me politikat e publikuara, por nuk u angazhuan më tej me shqetësimet e ngritura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024