Shqiptari ndalon pasagjerin që thirri "Allahu Akbar" dhe që tentoi ta hap derën e aeroplanit
Lexohet për: 2 min.
DDAS
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një burrë i çmendur duke thirrur "Allahu Akbar", u përpoq ta hapte derën gjatë një fluturimi nga Izraeli në Angli, megjithatë, ai u ndalua nga një bashkëudhëtari shqiptar i cili po konsiderohet si hero.

Victor Troboloni, një shqiptar i cili ishte duke shkuar për të vizituar nënën e tij të sëmurë në Londër, kapi sulmuesin e paidentifikuar dhe e mbajti atë me ndihmën e pasagjerëve tjerë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit e lidhën.

"Ishte një situatë shumë e frikshme," tha Troboloni për “The Sun”, përpara se të shtonte se po mendonte që "mund të mos e shoh më kurrë nënën time."

Fluturimi Ë9 4452 i linjës ajrore buxhetore hungareze Wizz Air, pas incidentit u detyrua të ulej në Serbi, sipas stacionit izraelit të lajmeve i24 News.

"Kompania po merret me fluturimin e mëtejshëm të të gjithë klientëve në Londër," tha Wizz Air të martën.

“Qetësia dhe siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit janë prioriteti kryesor i kompanisë. Kompania shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident i papritur.”

Si pasojë e shkeljes së sigurisë, bashkudhëtari shqiptar e kapi të dyshuarin dhe e bllokoi atë, sipas pamjeve të celularit të siguruara nga “The Sun”.

Në klip, sulmuesi pa emër u pa duke bërtitur, ndërsa Troboloni, 45 vjeç, e shtrin atë në dysheme.

I dyshuari thirri "Allahu Akbar", arabisht për "Zoti është më i madhi", tha pasagjeri heroik për tabloidin në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët nuk e dine ende motivin e këtij sulmi.

https://nypost.com/2023/09/07/deranged-passenger-tackled-while-trying-to-open-airplane-door/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025