Është Kompania Frutex me produktin e saj Golden Eagle me shije të veçantë dhe kualitet ndërkombëtar ajo që po ngrit imazhin e shtetit tonë në Evropë dhe botë, e cila vitin 2022 e filloi me arritjen e një suksesi të ri, atë të eksportimit të produktit të saj edhe në Indinë e largët.
Rritja e tregut edhe në Indi sjell në fokus ndërkombëtar kompaninë Frutex dhe përkatësisht produktin Golden Eagle, produkt ky që ka shkruar historinë e kësaj kompanie por edhe të Kosovës duke ngritur imazhin e saj në tregun e mbi 30 shteteve të botës ku eksportohet kjo pije energjike.
Kompania Frutex synon që brenda vitit 2022 të zgjeroj shtrirjen e produkteve të saj në tregjet botërore, respektivisht të shumëfishoj eksportin në Evropë dhe botë.
Për këtë sukses të arritur dhe besimin e ndërsjellë kompania Frutex falënderon të gjithë klientët e saj kudo në Kosovë, Shqipëri, Evropë dhe botë.