Shqipëria U21 fiton me përmbysje spektakolare ndaj Rumanisë, merr kreun e grupit
Lexohet për: 1 min.
Shqiperia u21
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2025 për grupmoshat U21.

Kuqezinjtë kanë mposhtur Rumaninë me rezultat 3-2, edhe pse ishin duke pësuar disfatë me rezultat 2-0, raporton KosovaPress.

Rumania krijoi epërsi të dyfishtë me golat e Gramenit dhe Munteanu, por ky rezultat u përmbys brenda 25 minutave me golat e realizuar nga Shpendi, Berisha dhe Pajaziti.

Shqipëria është liderë e grupit E me gjashtë pikë, e ndjekur nga Zvicra dhe Mali i Zi me nga tri sosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024