Shqipëria sjell Kosovën në fokus të Këshillit të Sigurimit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka kryesuar takimin e posaçëm të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit, ku me ftesën e Shqipërisë, Kosova përmes presidentes Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë.
Hasani theksoi se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin është një krim lufte dhe mbetet një sfidë thelbësore e sigurisë globale, teksa nënvizoi se bota mund të mësojë shumë nga Kosova lidhur me këtë çështje.
"Dhuna seksuale e shkaktuar nga konflikti përbën një shkelje të rëndë të vlerave të përbashkëta humane dhe nuk duhet, dhe nuk do të tolerohet si një nënprodukt i pashmangshëm i luftës. Përhapja marramendëse e akteve të tilla të neveritshme, ku vetëm në Kosovë numërohen mbi 20,000 gra dhe vajza që kanë duruar dhunën seksuale, ka lënë plagë të thella. Të patrajtuara në kohë, këto plagë kanë potencialin të pengojnë përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rivendosjes së paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Për këto arsye bindëse, Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbrojtur dhe siguruar që zërat e të mbijetuarve të dëgjohen, që autorët të vihen para përgjegjësisë dhe, në fund të fundit, që drejtësia të shërbejë si themeli mbi të cilin ne mund të ndërtojmë një paqe të qëndrueshme, me kalimin e kohës”, tha ai.
Kryediplomati shqiptar në fjalën e tij, gjithashtu u ndal tek vajzat e gratë e rrëmbyera nga terroristët e Hamasit, të cilat po mbahen diku në Gaza në kushte të tmerrshme.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Derisa tha se dhuna seksuale vazhdon të përdoret si një taktikë lufte dhe terrori, ai shtoi se mosndëshkimi përjetëson kulturën e dhunës dhe minon përpjekjet për ta çrrënjosur atë.
Në takimin për “Parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”, ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani, ku potencoi rastin e Kosovës, teksa vuri theksin në rëndësinë e llogaridhënies.