Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë, deri në lirimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë arrestuar nga autoritetet serbe, pasi sipas tij, pa lirimin e tyre nuk mund të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe as deeskalim të situatën në pjesën veriore të Kosovës, e cila siç tha po degradon çdo ditë.
Sipas tij, pa lirimin e tre policëve kosovar nuk do të ketë asnjë marrëdhënie tjetër me Serbinë dhe as nuk mund të diskutohet për çështje të tjera me Serbinë.
Kryeministri shqiptar theksoi se mbajtja e tre efektivëve të Kosovës në burg nga shteti serb, është e papranueshme dhe e pajustifikueshme.
Rama ka njoftuar se pardje ka nisur një letër të dytë për presidentin francez, Emanuel Macron e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel përmes të cilët ka kërkuar zbatim të planit franko-gjerman.
Kryeministri, Rama deklaroi sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duhet të mbyllen në një konferencë normalizimi, pa të drejtë daljeje, deri sa të trajtohen të gjitha pikat.
Duke thënë se ky rajon nuk është as i Albin Kurtit dhe as i Aleksandër Vuçiq, Rama theksoi se nga situata e krijuar në mes Kosovës dhe Serbisë, kërcënohet interesi kombëtar.
I pyetur se çka nënkupton ngritja e raporteve me Serbinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se derisa nuk lirohen tre policët e Kosovës nuk kanë asnjë marrëdhënie tjetër përveç atë për lirimin nga burgu i efektivëve kosovar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka dashur ballafaqimin e drejtpërdrejt për të diskutuar për situatën në veri.
Sipas tij, marrëveshjet që ishin gati për t’u firmosur, mund të firmoseshin po njësojë pa pasur nevojë për të dhënë një shfaqe sikur gjërat janë normale.
Sa i përket draftit për asociacionin e komunave me shumicë serbe, Rama tha se këtë draft nuk ia ka dërguar as Kosovë dhe as Serbisë, por Gjermanisë dhe Francës, dhe është një kontribut për paqen për Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Pas këtij takimi, kryeministrit Kurti është shprehur se Kosova është e hapur për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, por që ato duhet të ndodhin sipas zgjidhjes ligjore. Ndërsa, ritheksoi se deeskalimi duhet të nënkuptojë largimin e ekstremistëve të dhunshëm që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave në veri.
Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarë të cilët po raportojnë nga pjesa veriore e vendit./B.Ibishi/