Shqipëria me Çekinë, Sylvinho zgjedh lojtarët që do ta ndjekin sfidën nga tribuna
Sport
Lexohet për: 1 min.
Shqipëria me Çekinë, Sylvinho zgjedh lojtarët që do ta ndjekin sfidën nga tribuna
Foto Ilustruese
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte nga ora 20:45 nis sfida Shqipëri-Republikë Çeke në “Arenën Kombëtare”.

Nga lista e publikuar për ndeshjet e nëntorit, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka “sakrifikuar” katër lojtarë nga porta në sulm.

Simon Simoni, Jon Mersinaj, Feta Fetai dhe Mirlind Daku, i pezulluar do të ndjekin këtë duel nga tribuna, teksa pjesa tjetër e futbollistëve do të jenë të gatshëm për teknikun brazilian.

Diçka e detyruar pasi lista e Kombëtares ishte me 27 lojtarë dhe në këtë mënyrë numri u reduktua në vetëm 23 sa është dhe e lejuar. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025