Shqipëria mbyll kufijtë për pulat dhe derrat
Lexohet për: 2 min.
pulat
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka mbyllur kufijtë për importin e derrave dhe pulave nga shtetet ku është përhapur virusi që po shkakton zhdukjen e kafshëve dhe shpendëve. Në deklaratën për mediat thuhet se deri më tani në Shqipëri nuk janë konstatuar raste.

Shqipëria ka ndaluar importin e derrave dhe pulave nga disa vende që janë të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “gripi i shpendëve”.

Ministria e Bujqësisë deklaron se në Shqipëri deri më tani nuk janë evidentuar raste me këtë sëmundje. Po ashtu sqarohet se nuk ka ndikim në shëndetin e njerëzve, por përhapja e saj ka efekte shkatërruese për popullatën e kafshëve dhe shpendëve, e si rrjedhojë ndikim në ekonomi.

Urdhri është me efekt të përkohshëm dhe me marrjen e masave për parandalimin dhe mbylljen e vatrave të infekatuara.

Ndër vendet që ndalohet importi i derrave dhe nënprodukteve përfshihet Kosova, Italia, dhe 17 shtete të tjerë.

Edhe pulat me origjinë nga Danimarka, Franca, Gjermania dhe 13 shtete të tjerë ndalohen të futen në territorin shqiptar.

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave është virus ngjitës që prek llojet e butë dhe të egër , ku shkalla e vdekshmërisë arrin 100%.

Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis duke sjellë edhe përhapje të shpejtë

OBSh ka dhënë alarmin botëror pas Përhapjes  së sëmundjeve  në  Azi, Evropë dhe Afrikë duke sjellë shkatërrimin më të madh të 20 viteve të fundit në popullatat shtëpiake dhe të egër  20 vitet e fundit.

DERRAT

Kosova

Italia

Letonia

Moldavia

Polonia

Suedia

Ukraina

Estonia

Bosnja

Serbia

Bullgaria

Rumania

Kroacia

Greqia

Gjermania

Hungaria

Sllovakia

Çekia

Maqedonia e Veriut.

PULAT

Danimarka

Franca

Gjermania

Hollanda

Hungaria

Italia

Polonia

Çekia

Belgjika

Bullgaria

Moldavia

Sllovakia

Rumania

Kroacia

Spanja

Portugalia./OraNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024