Shqipëria mbështet Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova ka paraqitur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 dhe për organizimin e tyre tashmë ka edhe mbështetjen e Shqipërisë.

Kjo mbështetje vjen për zhvillimin e lojërave bregdetare, përkatësisht ato të lundrimit në det, raporton KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/mbahet-takimi-koordinues-lidhur-me-kandidimin-e-kosoves-per-lojerat-mesdhetare/

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Ministrisë së Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi duke bashkuar forcat rreth këtij organizimi.

https://kosovapress.com/admin/kok-u-shpall-konkurs-per-brendimin-e-logos-per-lojerat-mesdhetare-ne-kosove/

“Ministri Çeku dhe Ministrja Kushi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të sportit në Kosovë dhe Shqipëri për mbështetje të kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.  Kjo mbështetje institucionale dhe organizative e kandidaturës, parasheh organizimin e sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar. Ky është një angazhim tjetër i përbashkët për zhvillim të sportit në nivel kombëtar.”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

https://kosovapress.com/admin/lojerat-mesdhetare-do-te-sillnin-revolucion-ne-infrastrukturen-sportive-te-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024