Shqipëria konfirmon edhe 21 raste të reja me koronavirus
Lexohet për: 1 min.
COVID Shqipëria
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 21 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste të reja rezultuan në Tiranë - 11, ndërsa një person ka vdekur nga SarsCov2 - një 77-vjeçar nga Tepelena.

Janë 252 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim dy pacientë. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 331.473 raste me koronavirus, prej tyre  327.629 janë shëruar, 252 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.592 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024