Shqipëria dhe Kroacia me dy marrëveshje bashkëpunimi
Lexohet për: 1 min.
384519272_7579615945384162_76058977685747133_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria, gjegjësisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit.

Po ashtu, marrëveshje bashkëpunimi kanë nënshkruar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Ministria Sociale kroate. Ajo përfshinë një plan bashkëpunimi në fushën e shëndetit dhe mjekësisë për vitet 2024-2026.

Ndryshe, dje ka nisur së zbatuari marrëveshja e njohjes reciproke të kontributeve mes Shqipërisë me Zvicrën, ndërsa shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes së me Italinë, nga e cila pritet të përfitojnë mijëra qytetarë shqiptarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024