Shqipëria dënon sulmin në Pragë
Lexohet për: 1 min.
Several killed, injured in Prague university shooting
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas sulmit me armë në Universitetin Charles, ku mbetën të paktën 15 persona të vrarë.

Rama shkroi në rrjetin social X, se Shqipëria e dënon sulmin, i cili i ka goditur të gjithë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë më herët konfirmoi se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar shqiptarë nga sulmi i sotëm në Pragë.

MEPJ thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Shqipërisë në Pragë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se Shqipëria solidarizohet me Çekinë në këtë moment të vështirë. /tch

Thellohet bilanci i viktimave nga të shtënat në universitetin e Pragës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025