Tridhjetë ekipe të studentëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Iowa janë pjesë e garës së sigurisë kibernetike International Cybersecurity Defense Challenge 2025, në hollin e fakulteteve teknike, të Universitetit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me universitetin shtetëror amerikan.
Studentët nga vendi shprehen të kënaqur me mundësinë që iu është dhënë që të marrin pjesë, derisa të njëjtit presin fitore. Megjithatë, thonë se përvoja e re do t’i ndihmojë ata që të sigurojnë një treg pune në të ardhmen.
Profesori nga Tetova, Festim Halili ka thënë se kjo garë është e rëndësishme për marrjen e njohurive të reja për mbrojtje kibernetike dhe sigurinë e të dhënave.
Pjesëmarrës në këtë garë janë edhe studentë nga Tirana. Profesoresha pranë Universitetit të Tiranës, Edlira Martiri tha se nga kjo garë presin të arrijnë objektiva të rëndësishme, sikurse është ambientimi me sulme reale.Derisa një tjetër student i Fakultetit të Inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, Malsor Abdyli tha se është hera dytë që merr pjesë në këtë garë. Ai thekson se ka ndikuar pozitivisht, pasi vitin e kaluar është futur në tregun e punës dhe është bërë pjesë në industrinë e sigurisë kibernetike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.