Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave në Shqipëri shfaqi shenja ngadalësimi në nëntor.
Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin nëntor të këtij viti është 7.9 %.
Krahasuar me muajin nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.7 %, pasuar nga grupet “transporti” me 9.6 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.2 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 6.1 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.8 %, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1 %, “shërbimi arsimor” me 1.9 %, “shëndeti” me 1.3 %, “komunikimi” me 1.1 % dhe “argëtim dhe kulturë” me 1 %.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23.3 %, “peshk” me 16.2 %, “bukë dhe drithëra” me 15.8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 15 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14.8 %, “mish” me 12.4 %, etj, shkruan Atsh