Shqipëri-Çeki, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
Shqiperia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Do ta ketë peshën e kualifikimit për në Kampionatin Evropiane ‘Euro 2024’ përballja e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë.

Kuqezinjtë janë lider të grupit E me 10 pikë, dy më shumë se rivali i sotëm, por që çekët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton KosovaPress.

Fitorja për secilën skuadër do të thoshte praktikisht sigurim i kualifikimit tutje.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, para ndeshjes ka deklaruar se kjo është njëra nga tri finalet e mbetura për t’u luajtur dhe se lojtarët duhet të derdhin shumë djersë në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv. Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Armando Broja për shkak të lëndimit, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion.

Ky ballafaqim nis nga ora 20:45 në “Air Albania” dhe këto janë formacionet e mundshme:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Veseli, Djimsiti, Mitaj; Ramadani, Asani, Bajrami, Asllani; Cikalleshi, Seferi

Çekia: Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Sadilek, Provod; Cerny, Cvancara, Kuchta

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025