Shqipëri: Blend Çobani emërohet inspektor i ri i përgjithshëm i SHISH-it
Lexohet për: 1 min.
SHISH
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim sot për shkarkimin e Suela Bedenit dhe emërimin e Blend Çobanit në postin e inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Në vendimin e qeverisë thuhet se një gjë e tillë është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

“Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendim. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025