Shqipëri: 619 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Lexohet për: 1 min.
koronavirus
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, (MSHMS) bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 619 qytetarë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 327 në Tiranë, 32 Shkodër, 31 Durrës, 26 Fier, 24 Berat, 21 Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë etj.

Janë 3.167 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Gjirokastra 83-vjeçe.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274.802.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  281.470 raste, prej tyre 274.802 janë shëruar, 3.167 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.501 pacientë./Atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024