Shqetësuese, rritet numri i femrave dhe fëmijëve që abuzojnë me drogë
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shqetësuese është edhe ngritja e numrit të femrave dhe të miturve të moshës 10-11 vjeçar që konsumojnë substanca narkotike.

Nga statistikat e Klinikës Psikiatrike në QKUK, vitet e kaluara, ka dominuar mosha 14-18 vjeç në përdorimin e drogave, dhe tani ka raste të 10-11 vjetarëve. Kurse, droga e njohur si kokaina është në rritje dhe në përdorim nga gjinia femërore.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, duke pranuar se po dominon gjinia femërore në përdorim të drogës,  për KosovaPress, ka thënë se në repartin e sëmundjeve të varësisë janë vetëm nëntë shtretër, ndërsa gjatë këtyre tre muajve kanë qenë 35 pacientë. 

Se përdorimi i kokainës është në rritje te femrat, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike-Psikiatrike “ Labyrinth”, Safet Blakaj. Blakaj nëpërmjet telefonit ka treguar se në tërë Kosovën, numri i përdoruesve të drogës është rreth 40 mijë persona, ndërsa në qendrën e tyre mbi 2840 persona.

Ndërsa, neuropsikiatri Sami Rexhepi ka theksuar se marihuana, po e zgjon një kod gjenetik që është i fjetur dhe po manifestohet edhe çrregullimi psikotik.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë periudhës janar-mars të këtij viti janë arrestuar për substanca narkotike 159 persona, prej tyre 10  të mitur nga mosha 14-18 vjeç. Ndërsa gjatë vitit 2023 janë arrestuar 859 persona, ku prej tyre 74 kanë qenë të mitur.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
596
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024