Anësori i Kosovës, Edon Zhegrova ka lëshuar të mërkurën mbrëmja një deklaratë sa bombastike aq edhe shokuese që ka të bëjë me mos-ftesën e tij për dy ndeshjet e radhës së Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Evropian, ato ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Yhegrova mungoi në fitoren ndaj Izraelit për shkak se klubi francez për të cilin luan, Lille nuk e liroi pasi kishte ndeshje kampionale, dhe më pas u raportua se ai nuk u ftua fare nga trajneri i Kosovës Primoz Gliha me arsyetimin se “nuk na duhesh as për këto dy sfida”.
“U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time. Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luajë për atdheun tim, për Kosovën. Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luajë apo mos të luajë nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare. Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje. Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: Nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh.”, ka shkruar Zhegrova.
Ai më tutje ka potencuar se është në formën më të mirë dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka kombëtaren.
Ndryshe, sfidën e radhës Kosova e zhvillon të shtunën kundër Zvirës.