Kroacia është eliminuar nga Kupa e Botës 2026 pas humbjes 2:1 ndaj Portugalisë, në një ndeshje që u mbyll me polemika të mëdha për shkak të anulimit të golit të barazimit në minutat shtesë pas ndërhyrjes së VAR-it.
Momenti vendimtar ndodhi kur goli i Kroacisë u anulua për pozitë jashtë loje, pasi sistemi VAR konstatoi se sulmuesi Igor Matanoviq kishte bërë një prekje minimale të topit para se ai të përfundonte në rrjetë. Sipas gjyqtarëve, prekja e Renato Veigës u konsiderua vetëm devijim dhe jo një lojë e qëllimshme, ndaj pozita jashtë loje mbeti në fuqi.
“Sinqerisht, mendoj se ndjeva një kontakt të lehtë me flokët e mia. E pyeta gjyqtarin, sepse nuk isha 100 për qind i sigurt nëse e kisha prekur topin. Ai më tha se çipi në top kishte regjistruar një kontakt të lehtë dhe për këtë arsye ishte pozitë jashtë loje”, deklaroi Matanoviq.
Sulmuesi kroat shtoi se ekipi i tij meritonte më shumë nga kjo ndeshje.I ashpër në reagimin e tij ishte edhe përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliç, i cili kritikoi nivelin e arbitrimit.
“Gjyqtari ishte shumë i keq. Asnjë faull, asnjë ndërprerje në favorin tonë. Ishte një gjyqtar i dobët, por ne humbëm dhe nuk kemi të drejtë të ankohemi shumë. Më vjen keq”, tha Daliç.