Shpërthen molotovi te Bashkia e Tiranës, kundërpërgjigjet policia
Lajme
Lexohet për: 1 min.
orane
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Protestuesit u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës, ku situata u tensionua më tej. Nga flakët janë rrezikuar dhe disa policë. Efektivët i janë përgjigjur protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

Pas kryeministrisë, në një akt të paprecedëntë, militantët e PD-së kanë sulmuar me molotovë selinë qëndroere të Partisë Socialiste. Disa prej protestuesve që hedhin molotovë, kanë vënë maska për të mos u identifikuar.

Ndërsa hodhën molotovë drejt kryenistrisë policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës.

“Ndaloni sulmin me mjete piroteknike në drejtim të Policisë”, dëgjohej thirrja me megafon. 

Lexo po ashtu
Moti sot
 Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së ministrisë së Brendshme ku hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe këtu jetën e policëve për shkak të pëdorimit të molotovëve, raporton RTSH.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024