Përshkallëzimi dramatik i gripit të shpendëve në disa vende te Evropës ka sjellë asgjësimin e mijëra shpendëve.
Britanikja “The Guardian” raporton se Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kontinentale janë goditur më keq nga shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë i gripit të shpendëve, që mund të sinjalizojë edhe faktin se pulat qe kanë një lloj aksesi në natyrë, mund të mos prodhohen më në këto vende, e si rrjedhojë do të ketë një mungesë të dukshme të vezëve në treg.
Në Mbretërinë e Bashkuar, fermerët janë urdhëruar që t’i mbajnë zogjtë e tyre brenda që nga nëntori i kaluar.Përhapja e fundit e raportuar është nga një fermë në Suffolk fundjavën e kaluar, e cila solli ngordhjen e më shumë se 80,000 rosave.
“Ka një problem serioz për fermat me rreze të lirë dhe të jashtme” , tha Dr Guillaume Fournié, një veteriner.
Marion Koopmans, një virologe dhe këshilltare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se situata ishte “e tmerrshme” për industrinë e shpendëve.
“Ekologjia e gripit të shpendëve ka ndryshuar në mënyrë drastike në vetëm pak vite. Tani kemi qarkullim lokal gjatë gjithë vitit në Evropë, nuk është vetëm një kërcënim sezonal. Ka një prani të përhershme në popullatën e shpendëve të egër“.