Shpërthejnë protestat në Meksikë pasi policia qëllon për vdekje një 27 vjeçar
Lexohet për: 2 min.
fre
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Banorët e një qyteti në Meksikë sulmuan zyrtarët policorë dhe vandalizuan një ndërtesë të qeverisë lokale ndërsa protestat shpërthyen pasi një 27-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.

Banorët në qytetin e Lerdo de Tejada - pranë shtetit të Veracruz në bregdetin e Gjirit - u përleshën me oficerët në vendngjarje dhe përmbysën një makinë policie përpara se të vunë zjarrin dhe të thyenin xhamat e bashkisë lokale.

Kjo vjen pasi Brando Arellano Cruz u qëllua të premten mbrëma pasi nuk ndaloi makinën e tij në një postbllok policie ndërsa po shkonte për në shtëpinë e gjyshes së tij.

“Pasi ai kishte parkuar, ata hapën zjarr kundër makinës dhe e vranë menjëherë”, tha babai i tij, Delfino Arellano Ramirez.

“Djali im vdiq menjëherë”.

Një turmë banorësh të tërbuar filluan të sulmonin oficerët e dyshuar të përfshirë, si dhe dy makina policie, një furgon dhe një pjesë të ndërtesës së bashkisë.

Familja raportoi se një oficer u largua nga vendi i ngjarjes dhe katër u dërguan në spital nga policia e shtetit.

Ata besohet të jenë të njëjtët katër oficerë që janë nën hetim për të shtënat.

Në një deklaratë, Maria Esther Arroniz Lopez, kryebashkiakja e Lerdo de Tejada, tha se i vinte "thellësisht keq" për humbjen e zotit Arellano Cruz, por shtoi se "dënon fuqishëm" protestuesit, të cilët tha se "përfituan nga kjo fatkeqësi".

Ajo tha se qeveria kundërshton "përdorimin e pajustifikuar të forcës" dhe "do të zbatojë të gjithë ashpërsinë e ligjit kundër atyre që janë përgjegjës"./SkyNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024